Stuhia terrorizon Shqipërinë: Breshri dhe erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha

Stuhia terrorizon Shqipërinë: Breshri dhe erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Shqipërinë gjatë pasdites së kësaj të hëne. Era e fortë dhe vetëtimat kanë mbuluar Tiranën, duke sjell shi dhe breshër.

Stuhia ka prekur edhe disa qytete të tjera si Durrësin, Fierin, Korçën dhe Elbasanin. Në bashkinë e Maliqit ka probleme për shkak të rrëzimit të disa pemëve. Stuhia është shoqëruar dhe me erë të fortë, që ka dëmtuar pemët, por dhe ka rrëzuar sende nga katet e larta të ndërtesave.

Në disa zona ka pasur përmbytje, teksa breshri ka qenë me përmasa të mëdha, çka ka sjellë dhe dëmtime në të mbjella.


/Motilokal.com