Moti në Shqipëri pritet të jetën nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Gjatë ditës së martë moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira, ndërsa nga pasditja kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurta.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 25 deri në 34 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë; ekspertët shëndetësorë rekomandojnë shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
