Egzona Shala Kadiu, udhëheqëse e organizatës EcoZ, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për mjedisin e Kosovës.
Bëhet fjalë për hidrocentralet në Parkun Kombëtar Sharrit, ku iu është ndërpre leja mjedisore dhe ju kërkohet pëlqimi mjedisor.
Vendimi i gjykatës për ndalimin e prodhimit të energjisë në hidrocentralin e Brezovicës.
Dhe hidrocentralit të Shtërpcës iu është refuzuar leje mjedisore.
“E premte e gëzueshme për mjedisin dhe natyrën tonë. Një aktivizëm i sukseshmëm, na sjell rezultate të mira në mbrotje të natyrës e sidomos ujërave tanë. Faleminderit për mundin, energjinë dhe kontributin që pa ndal e keni dhanë qe 5 vite me ankesa, padi, protesta e me zhurmë. Kemi arritë një fitore të madhe e një gëzim të papërshkruar”, ka shkruar udhëheqësja e EcoZ, Egzona Shala Kadiu.

/Motilokal.com
