Imazhet satelitore tregojnë se si është larguar ndotja e ajrit në Itali shkaku i mbylljes nga COVID-19

Imazhet satelitore tregojnë se si është larguar ndotja e ajrit në Itali shkaku i mbylljes nga COVID-19

Imazhet satelitore të publikuara së fundmi nga Agjencia Evropiane Hapësinore tregojnë se si mbyllja e Italisë për shkak të koronavirusit ka shkaktuar rënien e ndotjes së ajrit.

Animacioni, i përpiluar duke përdorur të dhëna nga sateliti Copernicus Sentinel-5P, tregon një ulje të madhe në veri të vendit.

Roma mbylli qytetet veriore që janë në qendër të shpërthimit të sëmundjes, përpara se t'i zgjeronte javën e kaluar në shkallë vendi.

"Rënia e emetimeve të dioksidit të azotit mbi Luginën Po, në Italinë veriore është veçanërisht e dukshme", tha Claus Zehner, menaxher i misionit të ESA's Sentinel-5P.

"Megjithëse mund të ketë ndryshime të vogla në të dhëna për shkak të mbulimit të reve dhe ndryshimit të motit, ne jemi shumë të sigurt se ulja e emetimeve që mund të shohim, përkon me bllokimin në Itali që ka reduktuar trafikun dhe aktivitete industriale."

Animacioni mbulon periudhën nga 1 janari deri më 11 mars, duke përdorur një mesatare lëvizjeje 10-ditore.

Për frymë të popullsisë, Italia është vendi më i goditur në botë nga koronavirusi. Shkalla e vdekjes së saj për 1000 të infektuar është gjithashtu më e larta në nivel global./Motilokal.com