Nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se projekti i shumëpritur, Prishtina Bikes, është në fazën e fundit të përgatitjeve.
Biçikletat e reja të qytetit janë gati për t'u lëshuar për përdorim, pasi testimet e fundit pritet të përfundojnë brenda ditëve në vijim. Me këtë hap, qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë një formë të re dhe të gjelbër transporti.
“Gjatë ditëve në vazhdim do të bëjmë testimet e fundit, dhe pritjes i erdhi fundi! Biçikletat e Prishtinës po lëshohen për përdorim”, ka shkruar Zogaj.
/Motilokal.com
