Sipas publikimit të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) gjatë muajit janar 2020 si pasojë e mbizotërimit të masave ajrore relativisht të ngrohta në vendin tonë temperaturat mesatare të ajrit shënuan vlera +1.4 °C mbi normë.
Në figurën Nr.12 dhe Nr.17/1÷17/12 paraqiten të dhënat e temperaturës mesatare të ajrit, të përzgjedhura për disa vendmatje meteorologjike për zona dhe nënzona të ndryshme klimatike të vendit tonë.
Sa i takon këtij treguesi për muajin janar 2020, kontinenti Europian, siç paraqitet dhe në figurën Nr.13 dhe Nr.18 dallohet për një shkallë anomalie me vlera pozitive, veçanërisht në pjesën VL, ndërsa ajo perëndimore dhe jugore ka vlera pranë ose paksa mbi normë, ndërsa zona më të kufizura shënuan vlera nën normë.
Situata në shkallë globale e paraqitur në figurën Nr.14 e evidenton muajin janar 2020 për kontinentin tonë, si zonën më të ngrohtë shoqëruar me anomalinë pozitive më të lartë në shkallë planetare.

Temperatura mesatare për muajin janar 2020 për Europën ishte +3.1°C më e ngrohtë se periudha 1981-2010, ndërsa pjesa VL e kontinentit dhe Federata Ruse shënuan vlera me mbi +6 °C./Motilokal.com

