Situata në Parkun Kombëtar 'Sharri', sot duket më e qetë nga zjarret pyjore

Situata në Parkun Kombëtar 'Sharri', sot duket më e qetë nga zjarret pyjore

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka bërë të ditur se që nga data 5 gusht 2024, kur u paraqitën zjarret e para e deri dje në mesditë, në PK Sharri, ka pasur vazhdimisht zjarre pyjore dhe atë kryesisht në zonën e Oshlakut, Majën e Arnenit dhe në Zonën e Prevallës.

Sipas AMMK-së dëmet nga zjarri pyjor janë te konsiderueshme duke ditur vlerën natyrore që bartin këto ekosisteme të rralla të rrobullit.

“Sot situate duket më e qetë edhe pse ende janë aktive disa vatra të vogla zjarri. Andaj, AMMK/DAPK Sharri, bënë thirrje për vigjilence dhe kujdes të shtuar për të gjithë vizitorët që frekuentojnë territorin e PK Sharri. Megjithëkëtë, stafi i DAPK Sharri, do të vazhdojë të monitoroj gjendjen me qëllim të shuarjes së vatrave aktive të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje njoftohet se gjatë këtyre ditëve ka pasur një angazhim të shtuar të stafit të DAPK Sharri, të cilët 24/7 kanë monitoruar situatën. Angazhimi, puna vetëmohuese dhe përkushtimi i tyre ka qenë përtej mundësive reale qe mundë të ofrojnë rojet e natyrës dhe stafi tjetër i PK në këto situata.  

“AMMK/DAPK Sharri, po ashtu falënderon të gjitha institucionet dhe vullnetarët që kanë qenë të angazhuar në shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve.”


/Motilokal.com