Vapa i lë vendin shiut: Parashikimi i motit për Malin e Zi

Vapa i lë vendin shiut: Parashikimi i motit për Malin e Zi

Moti gjatë ditëve të para të javës në Mal të Zi do të jetë me vranësira, reshje shiu, diell dhe erëra të forta.

Dita e hënë në Mal të Zi pritet të mbajë kryesisht me vranësira e reshje të dendura shiu, të shoqëruara me bubullima.

Të martën do të mbajë mot me vranësira, reshje lokale shiu dhe periudha me diell.

E mërkura parashikohet me vranësira e intervale me diell, mundësi për reshje të dobëta shiu.

/Motilokal.com