Reshje të shiut janë shoqëruar me rrufe sot në Prevallë. Pikërisht nga rrufeja është goditur një familje në atë zonë.
Njësite relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, teksa kanë konfirmuar edhe vdekjen e një gruaje të moshës 64-vjeçe.
“Sot rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë, rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femër 64 vjeçare nga Ferizaji e cila ishte në gjendje më të rëndë ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
/Motilokal.com
