Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) punon në mënyrë transparente në bashkëpunim me palët e interesuara në kuadër të procedurave për miratimin e legjislacionit kombëtar. Në lidhje me Propozimin për Ligjin për Shpalljen e Liqenit të Ohrit për Monument të Natyrës dhe Propozimin për Ligjin për Shpalljen e Kënetës së Studençishtës për Park Natyror, të cilët janë në procedurë parlamentare para miratimit, e gjithë procedura për shpalljen në përputhje me Ligji për Mbrojtjen e Natyrës. Mendime pozitive janë marrë nga autoritetet përkatëse shtetërore, Këshilli Kombëtarë për Natyrë dhe janë mbajtur tri debate publike në komunat e Ohrit dhe Strugës.
Gjithashtu MMJPH-ja vepron edhe në përputhje me vendimet e vitit 2023 dhe 2024 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në bazë të Konventës për Trashëgiminë Botërore Natyrore dhe Kulturore (UNESCO), në të cilën në mënyrë eksplicite kërkohet nga shteti që të shpallet liqeni i Ohrit dhe këneta e Studencishkës si zona të mbrojtura, për të siguruar mbrojtje.
Në përputhje me propozim-ligjet, NP System i Kolektorir, Ohri si menaxher i ardhshëm i zonës së mbrojtur Monumenti i natyrës - Liqeni i Ohrit dhe Komuna e Ohrit si menaxher i ardhshëm i zonës së mbrojtur Parku Natyror – këneta e Studençishtës do të kenë detyrimin të krijojnë dhe të miratojnë plane mbi menaxhimin në mënyrë transparente, të cilat do të përcaktojnë aktivitetet të lejuara dhe të ndaluara sipas zonave, të cilat janë pjesë e rekomandimeve të Konventës së Bernës. Menaxherët e ardhshëm do të kenë detyrimin të krijojnë një shërbim kujdestari dhe monitorimi të trashëgimisë natyrore në të dy zonat dhe të sigurojnë menaxhimin dhe mbrojtjen e tyre integrale.
Me miratimin e këtyre ligjeve nga Kuvendi, do të mundësohet mbrojtja dhe ruajtja e vlerave natyrore të këtyre zonave dhe menaxhimi i duhur afatgjatë i tyre, si dhe përmbushja e qëllimeve të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës, përmbushja e qëllimeve të BE-së dhe Marrëveshjes së Gjelbër, si dhe vendimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nga viti 2023 dhe 2024.
/Motilokal.com
