Ministria e Ekonomisë ka lëshuar një apel urgjent për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e kursimit të energjisë elektrike, sidomos në këtë periudhë ku temperaturat e larta dhe çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare po shënojnë rritje të ndjeshme.
Ministria bën thirrje që çdo qytetar të marrë masa konkrete për të ulur konsumin e energjisë, me qëllim që të kontribuohet në uljen e faturave dhe kursimin e buxhetit të shtetit.
Në komunikatën e saj, Ministria thekson se çdo veprim për kursim ka rëndësi dhe bën diferencën në përballimin e kësaj sfide. Ndërkohë, qytetarët inkurajohen të jenë të vetëdijshëm për ndikimin që kanë dhe të adoptojnë praktika më efikase të përdorimit të energjisë në përditshmërinë e tyre.
/Motilokal.com
