Meteorologët paralajmërojnë stabilizim të motit gjatë fundjavës

Meteorologët paralajmërojnë stabilizim të motit gjatë fundjavës

Mot jo stabil dhe me reshje të kohëpaskohshme do të jetë edhe ditëve në vazhdim. Kurse, rritje të temperaturave pritet të ketë gjatë fundjavës. Siç bënë të ditur meteorologu Boris Sekirarski edhe nesër moti do të jetë i freskët, me reshje dhe bubullima.

Boris Sekirarski, meteorolog

“Gjatë ditës së nesërme, mëngjesi do të jetë më i freskët, me temperatura nga -2 deri në 8 gradë. Kurse, temperatura ditore do të jetë pak më e lartë, në juglindje deri në 20 gradë Celsius. Nesër, vetëm në jugperëndim do të ketë mot jostabil, në disa vende do të ketë reshje të shiut dhe në perëndim reshjet do të jenë të përcjellura me bubullima”.

Mot më jostabile sipas meteorologut Sekirarski pritet të ketë ditën e ejte, ku në disa vende përveç reshjeve do të ketë edhe erë të fortë.

Boris Sekirarski, meteorolog

“Të enjten do të ketë mot jostabil në më shumë vende, pasdite do të ketë reshje shiu dhe erë të fortë. Edhe më tej, do të ketë mot më të freskët në orët e mëngjesit, në disa vende temperatura do të jetë 1 deri 2 gradë nën 0. Kështu do të jetë edhe të premten, si dhe gjatë fundjavës”.

Edhe pse mëngjeset do të jenë edhe më tej të freskëta me temperatura deri në 0 gradë, por temperaturat ditore gjatë fundjavës do të jenë më të larta, ku do të kalojnë mbi 21 gradë. Pasditen e sotme në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës. Temperaturat ditore kanë lëvizur në interval prej 10 deri 18 gradë celsius.