Policia e Kosovës në Gjilan njofton se pasi kanë pranuar një video incizim të dërguar në e-mail adresën zyrtare, është parë pasagjeri i cili ndodhet në automjet duke hedhur nga dritarja e automjetit një shishe qelqi në rrugë, me të cilin veprim rrezikoi pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
/Motilokal.com
