Rasti i parë në botë, një foshnjë e porsalindur në Londër me koronavirus

Rasti i parë në botë, një foshnjë e porsalindur në Londër me koronavirus

Një foshnjë e porsalindur raportohet se ka dalë pozitiv në testin për koronavirusin, rasti i parë i tillë në botë.

Nëna e foshnjës ishte dërguar në spital në Londër me pneumoni.

Pasi u konstatua se si nëna ashtu edhe fëmija kishin koronavirus, ata ishin vendosur në spitale të ndara gjatë natës për të marrë trajtim.

Nëna, e cila nuk e dinte që ajo kishte koronavirus deri pas lindjes, u testua në Spitalin North Middlesex, Enfield.

Foshnja u testua brenda disa minutave pas lindjes në spital, ku ajo është akoma duke marrë trajtim.

Nëna, ndërkohë, raportohet se është transferuar në një spital të specializuar për infeksione.

Stafi i spitalit që ra në kontakt me nënën dhe të porsalindur janë udhëzuar të izolohen./Motilokal.com