Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ekipet nga Forcat Tokësore, Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare, ekipe Mjekësore dhe Policisë Ushtarake i janë bashkuar operacionit për shuarjen e zjarreve në Prevallë, të mbështetura me kapacitete ajrore nga KFOR, ekipe të zjarrfikësve nga Prizreni që për disa ditë u përballen për të lokalizuar dhe shuar zjarrin.
“Pas intervenimit nga ajri nga ana e KFOR-it, u krijuan mundësi që zjarri të jetë nën kontroll, ekipet tani po kontrollojnë dhe po bëjnë të pamundurën që zjarret të mos përhapen përsëri”, thuhet në njoftim.
/Motilokal.com
