Zjarret në Greqi: 100 mijë hektarë dhe dhjetëra shtëpi e biznese të djegura

Zjarret në Greqi: 100 mijë hektarë dhe dhjetëra shtëpi e biznese të djegura

Zjarri që doli jashtë kontrollit në Atikë të Greqisë ka lënë pas shkatërrime të mëdha në shtëpi, biznese, fusha dhe madje ndërtesa publike që u kthyen në hi.

Zjarri, nga i cili humbi jetën edhe një grua, në një industri në Patima Chalandriou, ka djegur më shumë se 100 mijë hektarë, ndërsa përllogaritjet e para tregojnë se përveç fatkeqësisë gjigante natyrore dhe kafshëve të djegura, shtëpitë që u dorëzuan në flakë arrijnë në 100, me dhjetëra biznese të të gjitha llojeve të djegura dhe makina.

Të dhënat satelitore tregojnë se flakët kaluan në një sipërfaqe prej afërsisht 100.000 hektarësh në Atikë. Por nuk janë vetëm shtëpitë dhe qindra makina që janë përfshirë nga flakët. Infrastruktura, si rrjeti elektrik është prekur por edhe ndërtesat publike, si stadiumet.

Disa vende si Franca, Italia, Turqia, Serbia, Rumania dhe Republika Çeke i kanë ardhur në ndihmë Greqisë në trajtimin e zjarreve.

/Motilokal.com