Të vdesësh nga vapa në Evropë

Të vdesësh nga vapa në Evropë

Më shumë se 47,000 njerëz vdiqën në Evropë për shkak të temperaturave të larta gjatë vitit 2023 dhe vendet më të goditura janë në jug të kontinentit, sipas një raporti të Institutit për Shëndetin Global në Barcelonë.

Viti i kaluar ishte më i ngrohti në botë që nga matjet. Temperatura vazhdon të rritet me ndryshimet klimatike dhe evropianët jetojnë në kontinentin që po ngrohet më shpejt dhe përballet me rreziqe në rritje për shëndetin për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Numri i vdekjeve gjatë vitit 2023 do të ishte 80 për qind më i lartë pa masat e vendosura gjatë 20 viteve të fundit për të ndihmuar njerëzit të përshtaten me temperaturat në rritje, siç janë sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe përmirësimi i kujdesit shëndetësor, thuhet në raport.

“Rezultatet tona tregojnë se ka pasur një proces të përshtatjes sociale ndaj temperaturave të larta gjatë këtij shekulli, i cili ka reduktuar në mënyrë dramatike cenueshmërinë dhe vdekshmërinë e lidhur me nxehtësinë në verërat e fundit, veçanërisht në mesin e të moshuarve”, tha Elisa Galo, autorja kryesore e studimit.

Studiuesit përdorën të dhëna për vdekjet dhe temperaturat nga 35 vende evropiane. Ata vlerësojnë se 47,690 njerëz vdiqën nga problemet shëndetësore të lidhura me nxehtësinë.

Vendet me shkallën më të lartë të vdekjeve nga të nxehtit janë Greqia, Bullgaria, Italia dhe Spanja.

/Motilokal.com