Në përgjigje të temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të ndjekin rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të tyre.
Sipas ministrisë, është e rëndësishme që të gjithë të jenë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve të nxehta dhe të ndjekin këshillat për parandalimin e problemeve shëndetësore që mund të shkaktohen nga temperatura e lartë.
Në përputhje me zhvillimet e situatës meteorologjike, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të shqyrtojë mundësinë e kufizimit të orarit të punës nëse situata e temperaturave të larta vazhdon të përkeqësohet. Qytetarët do të informohen për çdo masë të re që do të merret.
/Motilokal.com
