Vala e re e të nxehtit, e cila tashmë ka kapluar Evropën Jugore dhe Qendrore, pritet të shtrihet gradualisht drejt zonave Perëndimore dhe Veriore të kontinentit.
Kjo valë e të nxehtit ka filluar të përfshijë edhe Mal të Zi, ku priten temperatura të larta dhe mot shumë i nxehtë.
Dita e hënë në Mal të Zi parashikohet të mbajë mot i nxehtë me diell e erë të lehtë deri mesatare nga veriu.
Temperaturat do të luhaten nga 30 °C deri në 32 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
