Prerja e drunjve dhe shpyllëzimi janë tema të rëndësishme që diskutohet në shoqëri dhe në nivel global, për shkak të ndikimit të tyre të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut. Pyjet e Kosovës janë ndër asetet natyrore që kanë rënë nën shënjestër të shkatërrimit për përfitime të menjëhershme. Dëmtimi i këtyre pyjeve ndodh në mënyrë të vazhdueshme, shpesh nën vëzhgimin e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e tyre.
Shumë familje, të shtyra nga gjendja e rëndë sociale, e shohin prerjen ilegale të pyjeve dhe shitjen e tyre si burim të vetëm të mbijetesës. Megjithatë, dëmtimi më i madh është shkaktuar kryesisht nga kompanitë që kanë fituar tenderë për pastrimin dhe shfrytëzimin e pyjeve, të cilat shpesh nuk i respektojnë standardet mjedisore dhe ligjet në fuqi.
Për më shumë informacione, ju ftojmë të shikoni intervistën me gjeografin Faruk Foniqi.
/Motilokal.com