COVID-19, Fico: Janë testuar 505 raste, 38 kanë rezultuar pozitivë

COVID-19, Fico: Janë testuar 505 raste, 38 kanë rezultuar pozitivë

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,  38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnjë 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre: 12 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnjë dhe Rrogozhina). Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnjë dhe një 61-vjeçare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ministria e Shëndetësisë ju bën apel të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!/Motilokal.com