Ujësjellësi 'Prishtina' ka një mesazh të rëndësishëm për përdoruesit e ujit

Ujësjellësi 'Prishtina' ka një mesazh të rëndësishëm për përdoruesit e ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm në përdorimin e ujit dhe të kontribuojnë në ndalimin e keqpërdorimeve.

Ja disa masa që mund të ndërmarrim të gjithë:

  • Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti,
  • Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,
  • Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytet,
  • Mos pastroni trotuaret me ujë të pijshëm,
  • Mos harroni të mbyllni çezmat tuaja pasi lani dhëmbët,
  • Mos ujisni çdo ditë lulet,
  • Paguani rregullisht ujin që konsumoni,
  • Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit.

Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

/Motilokal.com