Mot i nxehtë, me diell, vranësira dhe rrebeshe shiu parashikohet të mbajë të premten dhe fundjavë në Kosovë.
Dita e premte parashihet të mbajë me diell dhe nxehtë, ndërsa gjatë pasdites priten zhvillime të vranësirave që mund të pasohen nga rrebeshe shiu dhe bubullima kryesisht në viset malore.
E shtuna do të jetë me diell dhe ngrohtë. Gjatë ditës mund të ketë erëra mesatare.
Të dielën pritet mot i nxehtë, me diell dhe vranësira kalimtare.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com
