Drejtoria e Parkut Kombëtar 'Sharri' bën thirrje për ndihmë në shuarjen e zjarrit

Drejtoria e Parkut Kombëtar 'Sharri' bën thirrje për ndihmë në shuarjen e zjarrit

Drejtoria e Parkut Kombëtarë “Sharri” përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje banorëve të vendbanimeve përreth Parkut Sharri dhe dashamirëve të natyrës të ju dalin në ndihmë në shuarjen e zjarreve.

“Të dashur banorë lokal të vendbanimeve për rreth Parkut Kombëtar Sharri dhe ju dashamirë të natyrës. Në këto momente jemi duke u ballafaquar me një zjarr sipërfaqësor në zonën menaxhuese OSHLAK, ju ftojmë të na dilni në ndihmë për shuarjen e zjarrit deri sa nuk e ka përfshi sipërfaqen e pishave.Të gjithë ata që kanë mundësi për ndihmë, mund të lajmërohen në numrin e telefonit 049597117.”


/Motilokal.com