Dita e shtunë në Kosovë parashikohet të mbajë me mot të ndryshueshëm, me diell dhe vranësira. Për shkak të depërtimit të një fronti të ftohtë gjatë pasdites priten rrebeshe shiu, bubullima, vende-vende në formën e stuhive të shoqëruara me breshër.
Temperaturat do të luhaten nga 25 °C deri në 31 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
