Ministri e Shëndetësisë: Nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë

Ministri e Shëndetësisë: Nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) u ka bërë thirrje të gjitha mediave që të kenë konsideratë për ndjeshmërinë e situatës rreth Koronavirusit Covid-19 dhe të marrin gjatë raportimit të tyre për bazë vetëm informacionet e dhëna nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës.

“Ju njoftojmë, se deri më tani, në Kosovë, nuk ka asnjë rast të konfirmuar të Koronavirusit Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të gjitha rastet e dyshimta gjatë ditës së sotme, janë duke u testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Humane në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe janë duke u proceduar sikurse edhe rastet e ditëve të kaluara.

MSH ka deklaruar se me të përfunduar të testimit, publiku do të njoftohet zyrtarisht për rezultatet./Motilokal.com