Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një njoftimi të fundit ka theksuar se shumica e gjarpërinjve nuk janë të rrezikshëm për njerëzit. Megjithatë, në Kosovë jetojnë katër lloje gjarpërinjsh, përfshirë helmuesin Vipera ammodytes (gjarpri i gurit). Kafshimet nga këta gjarpërinj helmues mund të shkaktojnë lëndime serioze dhe ndonjëherë vdekje.
Në rast kafshimi nga një gjarpër helmues, është thelbësore të kontaktoni menjëherë shërbimet emergjente në numrin 194 dhe të kërkoni ndihmën e afërmeve tuaj. Simptomat përfshijnë dhimbje të rëndë, ënjtje, mavijosje, si dhe simptoma të tjera si të përziera dhe frymëmarrje e vështirësuar. Gjithashtu, ndonjëherë një gjarpër mund të kafshojë pa injektuar helm, që quhet pickim i thatë. Ndërmerrni masa urgjente dhe kërkoni ndihmë mjekësore sa më shpejt që të jetë e mundur.
Komunikata e plotë:
Shumica e gjarpërinjve nuk janë të rrezikshëm për njerëzit. Vetëm rreth 15% e gjarpërinjve në mbarë botën mund të injektojnë helm kur kafshojnë. Këta gjarpërinj quhen helmues. Megjithatë, kafshimet e gjarpërinjve mund të shkaktojnë lëndime serioze dhe ndonjëherë vdekje.
Në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).
Nëse ju kafshon një gjarpër helmues, telefononi menjëherë në numrin 194, familjarët ose të afërmit tuaj, sidomos nëse zona e kafshuar nga gjarpri ndryshon ngjyrën, fryhet ose është e dhimbshme.
Simptomat
Shumica e kafshimeve të gjarpërinjve ndodhin në krahë, kyçe ose duar. Simptomat tipike të një kafshimi jo helmues janë dhimbja, lëndimi dhe gërvishtjet në vendin e kafshimit.
Pas një kafshimi helmues, gjarpri zakonisht ka dhimbje serioze dhe ndjeshmëri në vendin e kafshimit. Kjo mund të përkeqësohet në ënjtje dhe mavijosje.
Simptoma të tjera:
Të përziera, frymëmarrje e vështirësuar dhe ndjenja e dobësisë, si dhe një shije e çuditshme në gojë.
Ndonjëherë, një gjarpër helmues mund të kafshojë pa injektuar helm. Kjo quhet pickim i thatë.
Nëse është e mundur, ndërmerrni sa më parë disa hapa derisa të ju jepet ndihma e parë mjekësore.
/Motilokal.com
