Shpendët e Shqipërisë ka njoftuar se në ditët e fundit grupe të mëdha të flamingos (Phoenicopterus roseus) janë vërejtur në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe kryesisht në Lagunën e Nartës.
“Në agimin e ditës së sotme u regjistrua numri më i madh i këtij lloji që është hasur ndonjëherë në këtë zonë dhe në ndonjë zonë të Shqipërisë: 5100 – 5300 individë, shumica dërrmuese prej të cilëve të rritur”, theksohet në njoftim.
Në këtë video duket pjesa më e madhe e grupeve, por jo grupet e tjera që ndodheshin në pjesën jugore dhe juglindore të lagunës.
Kjo shifër përbën rreth 4% të popullatës Evropiane të këtij lloji duke treguar edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka ky mjedis ligatinor në nivel ndërkombëtar.
/Motilokal.com
