Qeveria e Kosovës miraton grantin zviceran për menaxhimin e burimeve të ujit

Qeveria e Kosovës miraton grantin zviceran për menaxhimin e burimeve të ujit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u miratua nisma për marrëveshjen e grantit me vlerë nëntë milionë franga zvicerane nga Qeveria e Zvicrës për të financuar fazën e dytë të programit “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë”, ku për fazën e parë të programit, kontributi i Qeverisë Zvicerane ka qenë 8.5 milionë euro, ndërsa kontributi deri në fund të këtij programi pritet të jetë 20 milionë franga zvicerane.

“Projekti parasheh mbrojtjen, arritjen e cilësisë si dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve ujore në Kosovë”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com