Kjo është situata meteorologjike të mërkurën në Kosovë

Kjo është situata meteorologjike të mërkurën në Kosovë

Dita e mërkurë në Kosovë parashikohet të nis me vranësira, që priten të shtohen, ndërsa nga mesdita mund të kemi rrebeshe shiu me bubullima të shoqëruara me erëra dhe breshër.

Temperaturat do të luhaten nga 23 °C deri në 26 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com