
Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Kopernikus i Bashkimit Evropian, raportoi të martën se kishte regjistruar temperaturën më të lartë globale të dielën, më 21 korrik.
Temperatura mesatare e ajrit sipërfaqësor për planetin në tërësi arriti në 17.09 gradë Celsius, pak më e lartë se 17.08 gradë që theu të njëjtin rekord korrikun e kaluar.
Temperatura e regjistruar nga Kopernikus bazohet në të dhënat paraprake.
Korriku i vitit 2024 shënon gjithashtu muajin e 13-të radhazi që ka qenë më i nxehti që nga fillimi i regjistrimeve, krahasuar me muajt përkatës të viteve të mëparshme.
Rritja e temperaturave sjell valë të nxehta vdekjeprurëse
Temperatura mesatare globale për 21 korrikun midis 1991 dhe 2020 ishte 16.24 gradë.
Shkencëtarët e klimës kanë paralajmëruar se viti 2024 mund të rezultojë të jetë viti më i nxehtë i regjistruar, duke tejkaluar vitin 2023, i cili aktualisht mban titullin.
Kjo është pjesërisht për shkak të efektit të fenomenit të motit El Nio që rrit temperaturat globale, duke përkeqësuar ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu në ngrohjen e planetit.
Valët e të nxehtit kanë djegur pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara, Evropës Jugore dhe Rusisë gjatë javës së kaluar. Ky vit ka parë gjithashtu valë të nxehta vdekjeprurëse në Indi, Kinë dhe Azinë Juglindore.
/Motilokal.com