
Ushtrimi në mëngjes herët përshpejton humbjen e kilogramëve të tepërt dhe rrit djegien e yndyrës gjatë ditës. Gjegjësisht, shkencëtarët belgë kanë gjetur në hulumtimin e tyre se ushtrimet janë më efektive nëse praktikohen para vaktit të parë të ditës.
Sipas studiuesve, në këtë mënyrë trupi nuk mund të përdorë energjinë që do të kishte pas një vakti dhe detyrohet të arrijë në depot e indeve yndyrore të akumuluara.
Pjesëmarrësit e hulumtimit që ndoqën këtë regjim për 6 javë nuk fituan kilogramë të tepërt, pavarësisht se disa prej tyre konsumuan 30 për qind më shumë kalori dhe 50 për qind më shumë yndyrë se më parë.
Por pasi të keni vendosur të ushtroheni rregullisht, duhet të dini se vendosja e qëllimeve realiste shoqërohet me një gjasë shumë më të lartë për të vazhduar ushtrimin sesa është rasti me fokusin aktual në përmbushjen e rekomandimit prej 150 minutash stërvitje në javë.
/Motilokal.com