Komuna e Prishtinës përmes një komunikate ka apeluar qytetarët që në rast nevoje për koronavirusin të thërrasin numrin 194.
“194 - është numri pa pagesë ku qytetarët e Prishtinës mund të thërrasin, në rast se kanë nevojë të këshillohen për simptomat apo gjendjen e tyre lidhur me koronavirusin. I njëjti numër, 194 shfrytëzohet edhe për thirrjet emergjente.
Ju lusim që këtë mundësi të e shfrytëzojnë racionalisht, marrë parasysh kapacitetet e kufizuara dhe seriozitetin e ndjeshmërinë e situatës në të cilën gjendemi.
Ju faleminderit paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!
Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!”, thuhet në njoftimin e komunës./Motilokal.com
