Vapa dhe nxehtësia ekstreme do të vazhdojnë edhe të enjten në Kosovë

Vapa dhe nxehtësia ekstreme do të vazhdojnë edhe të enjten në Kosovë

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së enjte me temperatura përvëluese si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale.

Vlen të theksohet edhe fakti i temperaturave të larta në orët e mbrëmjes siç njihen ndryshe me termin “netët tropikale”.

Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Ndërsa orëve të pasdites parashihen rrebeshe shiu në formën e stuhive të shoqëruara me bubullima, rrufe dhe breshër.

Temperaturat do të luhaten nga 26 °C deri në 35 °C.

Për më shumë detaje, vizitoni www.motilokal.com ose ndiqni profilet tona në rrjetet sociale për informacione të reja.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com