Mot në Shqipëri vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta. Dita e enjte do të mbajë me diell dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobëta e rrebeshe shiu të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 30 deri në 39 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
