Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së mërkurë me temperatura përvëluese si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale.
Vlen të theksohet edhe fakti i temperaturave të larta në orët e mbrëmjes siç njihen ndryshe me termin “netët tropikale”.
Të mërkurën në Maqedoni do t mbaj me diell dhe shumë nxehtë, pasdite me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Pasdite diku në zonat malore do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme afatshkurtër.
Temperaturat do të luhaten nga 28 °C deri në 37 °C.
Për më shumë detaje, vizitoni www.motilokal.com ose ndiqni profilet tona në rrjetet sociale për informacione të reja.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
