Kosova ende vazhdon të mbetet vend i pa prekur nga koronavirus, i cili deri më tani ka përfshirë gjithë botën, duke marrë jetën e 4 mijë e 616 personave.
Pas shpalljes nga OBSH pandemi edhe shteti i Kosovës ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e këtij virusi duke mbyllur shkollat dhe disa masa të tjera.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka vazhduar me zbatimin e masave duke dërguar ekipet e profesionistëve shëndetësorë anekënd vendit.
“Ekipet e profesionistëve shëndetësor anekënd vendit në parandalimin e coronavirus!
Ata janë kudo: në laboratorë, në klinika, në spitale, në QKMF, në Aeroport, në kufijtë e Kosovës!
Së bashku ia dalim! Nuk ka pushim! Nuk ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Motilokal.com



