Mot përvëlues të martën në Kosovë

Mot përvëlues të martën në Kosovë

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme me temperatura përvëluese si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale.

Vlen të theksohet edhe fakti i temperaturave të larta në orët e mbrëmjes siç njihen ndryshe me termin “netët tropikale”.

Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Ndërsa përreth viseve malore parashihen vranësira të pakta kalimtare. Gjatë pasdites mundësi edhe për rrebeshe shiu.

Temperaturat do të luhaten nga 27 °C deri në 37 °C.

Për më shumë detaje, vizitoni www.motilokal.com ose ndiqni profilet tona në rrjetet sociale për informacione të reja.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com