Koronavirusi nxjerr policinë dhe ushtrinë në rrugë, mesazh me altoparlant: Qëndroni në shtëpi

Koronavirusi nxjerr policinë dhe ushtrinë në rrugë, mesazh me altoparlant: Qëndroni në shtëpi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar me fillimin e kontrollove të përbashkëta nga patrullat e policisë së shtetit mbështetur nga policia ushtarake si një nga masat për parandalimin e covid19.

Rama theksoi se nuk do të jetë çudi nëse numri i personave që infektohen ndërkohë që bën thirrje që njerëzit të kujdesen për veten.

Ndërsa rreth orës 18:00 policia e rendit dhe forcat ushtarake kanë nisur posto-blloqet në te gjithë vendin.

Detyra primare e tyre është evidentimi personave të ardhur nga Italia të cilët nuk vetë-karantinohen.

“Të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi, evitoni vendet me shumë njerëz dhe lani duart sa më shpesh”, kjo është thirrja që dëgjon sot në rrugët e kryeqytetit./Motilokal.com