Peci: Projekti i revitalizimit të pyjeve ka rezultuar me sukses

Peci: Projekti i revitalizimit të pyjeve ka rezultuar me sukses

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se mbjelljen prej 25 mijë fidanësh në një sipërfaqe prej 10 hektarësh në këtë fshat të komunës së Leposaviqit e vlerëson prosperuese.

Peci, ka ndarë imazhe në Facebook, duke shkruar se është krijuar një ambient i qëndrueshëm dhe i pastër.

“Kjo nxitje e jona për të krijuar një ambient të qëndrueshëm dhe të pastër është shembulli i angazhimit të vazhdueshëm për të mbrojtur dhe zhvilluar burimet tona natyrore”, ka shkruar ministri.

Postimi i plotë:

Mbjellja e 25 mijë fidanëve në një sipërfaqe prej 10 hektarësh në Kushtovën e Vllahisë në komunën e Leposaviqit, është në proces të shkëlqyeshëm.

Projekti ynë i revitalizimit të pyjeve ka rezultuar me sukses, duke rritur kështu bukurinë natyrore dhe duke shënuar fillimin e një periudhe të re prosperuese për këtë zonë.

Kjo nxitje e jona për të krijuar një ambient të qëndrueshëm dhe të pastër është shembulli i angazhimit të vazhdueshëm për të mbrojtur dhe zhvilluar burimet tona natyrore.

Për një Kosovë të gjelbërt!


/Motilokal.com