Pas shpalljes pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sonte është mbledhur Qeveria e Kosovë për të marrë masat e para mbrojtësi ndaj Koronavirusit.
Në mbledhjen e qeverisë u mor vendim për ndërprerjen e mësimit edukativo-arsimor të institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020, si dhe pezullimin e linjave ajrore dhe tokësore me risk të lartë dhe mesëm.
Këto janë masat e marra nga Qeveria e Kosovës:
1. Pezullimi i mësimit edukativo-arsimor të institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.
2. Pezullimi i linjave ajrore dhe tokësore me risk të lartë dhe mesëm,
3. Kontroll i obliguar i udhëtarëve në të gjitha hyrje-daljet e Kosovës,
4. Vetkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hynë në Kosovë nga zonat epidemike,
5. Aktivitetet publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si ngjarjet sportive,
6. Ndalohet veprimtaria e restoranteve, pishinave, palestrave pas orës 23:00.
7. Të gjitha institucionet qeveritare publike dhe private detyrohen të marrin masa të përforcuara higjenike,
8. Kompanitë private dhe publike të transportit duhet të dezinfektojnë mjetet transportuese./Motilokal.com
