Mali i Zi nën valën e nxehtësisë afrikane: Ja si do të jenë temperaturat

Mali i Zi nën valën e nxehtësisë afrikane: Ja si do të jenë temperaturat

Moti gjatë ditëve të para të javës në Mal të Zi do të jetë me diell, vranësira dhe erëra.

Dita e hënë në Mal të Zi pritet të mbajë kryesisht me diell dhe nxehtë, ndërsa gjatë ditës parashihen erëra të forta.

Të martën do të mbajë mot me diell, vranësira dhe erëra që mund të pasohen nga rrebeshe shiu.

E mërkura parashikohet me diell dhe nxehtë, gjatë ditës do të ketë erëra të forta.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com