Kosova nën valën e nxehtësisë afrikane: Ja si do të jenë temperaturat

Kosova nën valën e nxehtësisë afrikane: Ja si do të jenë temperaturat

Moti në Kosovë pritet të jetën nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të anticiklonit afrikan.

Të hënën, pritet mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Moti të martën do të jetë i nxehtë, me diell dhe vranësira, ku vende-vende në orët pasdites mund të sjellin rrebeshe shiu, bubullima dhe breshër. Gjatë ditës priten erëra hove-hove të forta.

E mërkura parashikohet të ketë mot me diell dhe nxehtë.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com