Lajmi i mirë nga Italia, mjeku pretendon se ka gjetur kurën për koronavirusin, në 24 orë ka shëruar dy të prekur

Lajmi i mirë nga Italia, mjeku pretendon se ka gjetur kurën për koronavirusin, në 24 orë ka shëruar dy të prekur

Pas futjes në karantinë i gjithë vendi, si duket një lajm i mirë vjen nga shteti i Italisë, pasi një mjek nga spitali i Napolit i quajtur Paolo Ascierto ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e koronavirusit të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”, i cili përdoret për kurimin e artritit tek pacientët.

Siç njofton gazeta italiane “La Republica”, mjeku ka deklaruar se ka trajtuar dy pacientë me të, dhe brenda 24 orëve terapia ka treguar rezultate të shkëlqyera.

Sipas mjekut dy pacientët e parë u trajtuan në Itali dhe brenda 24 orësh terapia tregoi rezultate të shkëlqyera.

Ai tha se nesër një nga dy pacientët do të ekstrubohet sepse gjendja e tij është përmirësuar. Dje filloi trajtimi për dy persona të tjerë dhe sot do të merremi me dy të tjerë. Sa i përket pacientit të dytë të trajtuar, ka pasur një përmirësim dhe tani është i qëndrueshëm.

“Këtu në Napoli kemi për qëllim të trajtojmë sa më shumë pacientë të jetë e mundur. Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë për të zgjeruar përdorimin e tocilizumab në pacientët e infektuar me koronavirus dhe në kushte shumë kritike”, tha ai./Motilokal.com