Hapet tuneli më i gjatë në Shqipëri

Hapet tuneli më i gjatë në Shqipëri

Tuneli më i gjatë në Shqipëri, duke ia kaluar dhe atij të Kalimashit në Rrugën e Kombit, u inaugurua këtë të premte fillim korriku. Tuneli i Llogarasë, 5.9 kilometra, zhbën gjarpërimin në maloren e Qafës së Llogarasë, duke e shkurtuar ndjeshëm në kohë distancën nga Vlora në Palasë.

Tuneli që kalohet me 80 në orë në mbi 5 minuta, shkurton afro 40 minuta kohë.

Është ky investimi më i fuqishëm në Rivierën shqiptare, pjesës me të bukur të bregdetit shqiptar, me Jonin poshtë maleve dhe fshatrave në shpatet e tyre, ku më tërheqëset janë Palasa, Dhërmiu, Vunoi, Qeparoi, Borshi e Lukova.

Tashmë, vepra tjetër që pritet është aeroporti i Vlorës, më i madh se i Rinasit.

“Sot një vit besoj ulim avionin e parë. Korridorin blu do ta mbarojmë. Ajo që patë nga Thumana në Kashar, do të jetë nga kufiri me Malin e Zi deri në Fier. Pra e gjithë autostradë deri tek tuneli”, tha Rama.


/Motilokal.com