Kosova e paprekur nga koronavirusi, dalin negative rezultatet e shtatë rasteve të dyshimta

Kosova e paprekur nga koronavirusi, dalin negative rezultatet e shtatë rasteve të dyshimta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për koronavirus .

Sipas IKSHPK-së pas analizave të kryera, të 7 (shtatë) rastet e testuara kanë rezultuar negative.

“Sikurse edhe ditëve të kaluara, MSh dhe IKSHPK do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për koronavirus dhe rezultatet e tyre”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së./Motilokal.com