Kositja e barit zgjat jetën: Ja si

Kositja e barit zgjat jetën: Ja si

Kositja e barit në oborrin tuaj jo vetëm që e lë kopshtin tuaj në gjendje të mirë, por mund të zgjasë jetën tuaj. Studiuesit pohojnë se një në dhjetë vdekje të hershme mund të shmanget nëse njerëzit joaktivë kositnin barin në oborret e tyre për 11 minuta në ditë. Shpërthimet e shkurtra të ushtrimeve të moderuara si ecja e shpejtë, kërcimi, gjimnastika në ujë ose kopshtari çdo ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Ushtrime të moderuara

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kembrixhit tha se 75 minuta ushtrime të moderuara në javë ose 11 minuta në ditë mund të zvogëlojnë rreziqet për shëndetin në krahasim me mungesën e ushtrimeve. Ekspertët analizuan 196 artikuj kërkimor mbi përfitimet shëndetësore të ushtrimeve që përfshijnë më shumë se 30 milionë të rritur.

Pas analizave, ekipi i shkencëtarëve vlerësoi se një në dhjetë vdekje të hershme mund të parandalohej nëse njerëzit joaktivë bënin të paktën 75 minuta stërvitje të moderuar në javë.

“Rreziku i vdekjes së hershme, sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit zvogëlohej sa më shumë që dikush ushtrohej”, thanë shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit pas kryerjes së hulumtimit dhe rekomandojnë të paktën 2.5 orë aktivitet të moderuar ose 75 minuta çdo javë.

Të lumtur dhe të relaksuar

“Nëse dikujt i duket e frikshme ideja e 2.5 orëve aktivitet në javë, atëherë gjetjet tona duhet të jenë një lajm i mirë. Ne kemi vërtetuar se ato 2.5 orë stërvitje mund të ndryshojnë jetën tuaj”, tha Soren Brage, një nga autorët e studimit të publikuar në “British Journal of Sports Medicine”.

Shkenca ka treguar gjithashtu se kimikatet e lëshuara gjatë kositjes së barit i bëjnë njerëzit të ndihen të lumtur dhe të relaksuar, gjë që mund të parandalojë problemet mendore në pleqëri.

/Motilokal.com