Instituti i Shëndetësisë demanton lajmin lidhur me rastin e dyshuar për koronavirus në Kosovë

Instituti i Shëndetësisë demanton lajmin lidhur me rastin e dyshuar për koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë duke u testuar 7 mostra dhe në orët e mbrëmjes do të dalin rezultatet.

Sipas IKSHPK-së deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.

“Prandaj, duke qenë që për këto raste nuk ka ende rezultate, lusim mediat dhe publikun që të jenë të durueshëm dhe të marrin informacione nga burimet zyrtare që janë MSh dhe IKSHPK”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

IKSHPK po ashtu thekson se sikurse edhe ditëve të kaluara, publiku në Kosovë do të njoftohet në baza ditore për rastet e testuara për koronavirus dhe rezultatet e tyre./Motilokal.com