Erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm shkaktojnë dëme në Skenderaj/ FOTO

Erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm shkaktojnë dëme në Skenderaj/ FOTO

Sot, erërat e forta të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëme materiale në një objekt banesor afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Siç shihet në fotografi pjesë të fasadës së jashtme të objektit kanë rënë në tokë, duke dëmtuar disa vetura të parkuara afër ndërtesës. Për fat të mirë, nuk ka pasur pasoja të tjera për njerëzit.

Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, së bashku me zyrtarët policorë, kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke shirituar zonën e rrezikut dhe duke qenë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se shumë shpejt do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të riparuar dëmet e shkaktuara nga kjo situatë.


/Motilokal.com