Breshri zbardh Slloveninë

Breshri zbardh Slloveninë

Një stuhi e fortë ka goditur Slloveninë pasdite, ndërsa mot i ngjashëm pritet në disa pjesë të rajonit.

Kështu në disa qytete të Sllovenisë ka rënë breshër, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha. Sipas faqes meteorologjike sllovene Neurje, të gjitha të korrat u shkatërruan në Biç.

Nisur nga parashikimi i Institutit Federal Hidrometeorologjik, mot i ngjashëm mund të jetë edhe në vendin tonë ditën e martë.

Pas kalimit të frontit të ftohtë, në pjesën e dytë të javës, më saktë pas datës 3 korrik, presim një rikthim gradual të motit me diell dhe më të ngrohtë me temperatura të këndshme verore.

Për shkak të reshjeve dhe fluksit verior, dita e martë do të jetë dukshëm më e freskët kudo, sidomos gjatë ditës.

/Motilokal.com